Ushtria e Kosovës, ekspertët: Kapacitete të plota brenda 6-7 vitesh

22/03/2017 00:00

Njohësit e çështjeve ushtarake dhe ato të sigurisë kanë kërkuar të rishqyrtohet afati kohor 10-vjeçar, brenda të cilit parashikohet që ushtria e Kosovës të arrijë kapacitetet e plota.

Burim Ramadani, Kadri Kastrati dhe Ramadan Qehaja kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se, ky rishikim duhet të ndodhë për shkak të vonesave që janë shfaqur në këtë proces.

Sipas tyre, me një buxhet shtesë, FSK-ja mund t’i arrijë kapacitetet e plota brenda 6-7 vitesh.

“Rekomandimi im publik është se, për shkak të vonesave të mëdha në transformimin e FSK-së në ushtri, të rishqyrtohet ky planifikim. Të zvogëlohet kohëzgjatja e këtyre fazave, me qëllim që ushtria e Kosovës të arrijë kapacitetet e plota operacionale në një periudhë jo më të largët sesa 5 apo 6 vite”, ka thënë eksperti i sigurisë, Burim Ramadani.

Top Channel