Divorcohet “Scary Spice”

22/03/2017 00:00

Ish-pjesëtarja e grupit “Spice Girl”, Melanie Brown, e njohur ndryshe edhe si Scary Spice apo Mel B, ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj prej 10 vitesh, Stephen Belafonte.

Duke cituar dallime të papajtueshme, këngëtarja depozitoi të hënën kërkesën për divorc në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë.

Çifti u martua më 6 qershor të 2007-s dhe, siç specifikohet në dokumente, ishte ndarë më 28 dhjetor të 2016-s. Ata kanë një fëmijë së bashku, Madison Brown Belafonte.

Belafonte është një producent televiziv, që ka realizuar filma të tillë si “Thank You for Smoking”. Çifti ka investuar gjithashtu në një restorant italian të quajtur “Serafina”, i cili është hapur vitin e kaluar në perëndim të Hollywood-it.

Broën u bë e famshme si pjesë e grupit “Spice Girl”, që u kthye në një fenomen në vitet ’90. Pas shkëputjes nga grupi, ajo u angazhua në një karrierë “solo” dhe është shfaqur rregullisht në programe “talent show” rreth botës.

Top Channel