Champions Cup 2017, aty ku do të luhet “El Clasico”

22/03/2017 00:00

Në Nju Jork është zbuluar lista e skuadrave pjesëmarrësve në turneun e përvitshëm veror International Champions Cup. Ashtu sikurse ka ndodhur çdo vit nuk kanë munguar emrat e mëdhenj, madje janë planifikuar ndeshje që do të luhen për herë të parë në këtë turne që është në edicionin e tij të pestë.

Ajo që të bie në sy në këtë pikë është sfida e El Clasicos mes Realit të Madridit dhe Barcelonës e parashikuar të zhvillohet në 29 korrik në “Hard Rock Stadium” të Miamit. Është një sfidë që luhet për herë të parë jashtë kufijve të Spanjës që nga viti 1982.

Një tjetër derbi i përfshirë në kalendarin e këtij turneu është ai 20 korrikut mes Manchester United dhe City. Ai që mbetet për t’u përcaktuar për këtë ndeshje është vetëm vendi se ku do të luhet ajo.

Skuadra të tjera që do të marrin pjesë në International Champions Cup që do të zhvillohet nga 19-30 korrik janë edhe Juventus, Roma, Paris Saint Germain dhe Tottenham.

Top Channel