Rikthehet dimri në Britani, probleme nga dëbora dhe akulli

22/03/2017 00:00

Britania përballet me ndryshime drastike të motit, me reshje dëbore dhe temperatura që shkuan deri në -8 gradë celsius.

Javën e kaluar, qytetarët në jug të Anglisë mbushën parqet dhe nisi edhe plazhi, kur temperaturat në Londër arritën deri në 20 gradë.

Megjithatë, situata tashmë ka ndryshuar dhe duket se është rikthyer sërish dimri. Dëbora e rënë në veri të Britanisë, në Cumbria, Northumberland dhe North Yorkshire ka krijuar probleme të mëdha në qarkullim e automjeteve.

Qendra Meteorologjike Britanike për dëborë që do të shkojë deri në 10 cm dhe akull në Skoci dhe Irlandën Veriore.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel