Dështon testi i radhës i Koresë së Veriut

22/03/2017 00:00

Koreja e Veriut ka lëshuar një tjetër raketë, por testi, sipas zyrtarëve të Seulit ka dështuar. Gjithsesi, sipas tyre nuk është e qartë sesa raketa ishin hedhur dhe çfarë po testohej.

Ushtria amerikane bëri të ditur se kishte evidentuar një raketë që shpërtheu pak sekonda pas lëshimit. Shteti komunist e ka të ndaluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara të kryejë teste balistike apo bërthamore.

Gjithsesi kjo nuk e ka penguar atë të provojë teknologjitë e reja me një intensitet në rritje, e që sipas ekspertëve mund të ndikojë në avancimin e programit.

Më herët gjatë muajit, Veriu komunist testoi 4 raketa që përshkuan 1.000 km, duke rënë në ujërat japoneze. Akti ishte një kundërpërgjigje e stërvitjeve vjetore ushtarake mes forcave të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, të cilat Veriu komunist i sheh si një përgatitje për sulm.

Peniani besohet se po ndërton një raketë balistike ndërkontinentale, me të cilënn të mund të sulmojë SHBA-të, dhe sipas asaj që pretendon ka minimizuar me sukses testet bërthamore në mënyrë që t’i përfshijë ato në trupin e raketës.

Gjithsesi, shumica e ekspertëve mendojnë se vendi është ende shumë larg realizimit të një qëllimi të tillë. Provokimi i ri vjen pas paralajmërimit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, se do të konsideronin opsionin ushtarak nëse Peniani do të kërcënonte Jugun apo forcat amerikane.

Top Channel