Kryeministri Edi Rama e shikon reformën në drejtësi si të vetmen rrugë të një shoqërie që aspiron zhvillim.

Ajo që sipas kryeministrit është e vetmja mënyrë për të shpëtuar drejtësinë në vend nga kanceri që, sipas tij, e ka kapur është operacioni i thellë nëpërmjet reformës së nisur.

“Nëse atëherë e mendoja se drejtësia jonë vuan nga një kancer dhe organizmi i shtetit tonë ishte një organizëm i kapur në të gjithë pjesët vitale të tij nga kanceri, sot jam edhe më i bindur se dje që e vetmja rrugë për të trajtuar një sëmundje kaq të rëndë, është një operacion shumë i thellë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama priti në një takim 31 maturantët që fituan medaljet e arta për rezultatet e tyre të larta dhe foli me ta edhe për një tjetër reformë, ajo në arsim.

“Ne përmirësuam në harkun e dy viteve 12 vende; cilësia në edukimin fillor u përmirësua me 33 vende; cilësia në matematikë dhe shkenca u përmirësua me 27 vende. Në asnjë fakultet, nuk është sot dikush që ka zënë vendin e dikujt tjetër”, tha Rama.

Top Channel