Sfida në Shkodër, Kosova “kolaudohet” para Islandës

21/03/2017 00:00

Milot Rashica, Samir Ujkani dhe Besart Berisha kanë provuar të gjithë më parë entuziazmin me fanellën kuqezi, por që të 3, tashmë pjesë e përfaqësueses së Kosovës, kanë tjetër qasje për të ardhmen.

Skuadra e trajnerit Albert Bunjaku nisi kolaudimet për ndeshjen kualifikuese të Botërorit ndaj Islandës, pjesë të një fushate që ka nisur jo mirë.

Para ndeshjes së të premtes ndaj Islandës, atmosfera në kampin kosovar nuk është optimale. Mesfushori i Schalke 04, Donis Avdiaj është grumbulluar për herë të parë në kombëtare, por ende nuk e ka të sigurtë paraqitjen, pasi pret lejen e FIFA-s. Ndërkohë, Valon Berisha ka pësuar një dëmtim muskular.

Top Channel