“Vera ime në Siri”

21/03/2017 00:00

Një student britanik, i cili la studimet për t’u bërë pjesë e luftimeve në Siri, zbulon aventurën e tij të frikshme në vendin ku me mijëra persona janë vrarë që prej nisjes së konfliktit.

Josh Walker, i cili studionte shkenca politike në Bristol, u bashkua me YPG, milicinë kurde, të cilët luftojnë kundër ekstremistëve të ISIS.

Ai udhëtoi nga Bristol në Stamboll, pastaj kaloi në Irak, para se të udhëtonte për në veri të Sirisë, në një zonë të njohur si Rojava.

Roli i tij kryesor ishte të bënte përkthyesin për luftëtarë të tjerë të grupit me etni të ndryshme. Edhe pse nuk isha në vijën e parë të frontit, nëse do të sulmoheshim më duhej të luftoja”, thotë ai.

Ai ishte në Siri së bashku me shokun e tij Ryan Lock, i cili u vetëvra për të mos rënë në duart e militantëve të ISIS gjatë një beteje për kontrollin e qytetit Raqqa.

Josh Walker ka publikuar fotot të shkrepura në zona të nxehta të luftës. Menjëherë sapo ai zbriti në aeroportin e Gatwick në Britani, ai u arrestua, ndërsa më pas u la i lirë më kusht.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel