Kombëtarja, vijnë Balaj e Roshi, pritet dhe Hyka

21/03/2017 00:00

Kombëtarja shqiptare ka nisur tashmë përgatitjet për ndeshjet e saj të radhës; atë me Italinë për eliminatoret e Botërorit 2018 në 24 mars dhe miqësoren me Bosnjen në 28 mars.

Në seancën e pasdites të së hënës, trajneri De Biasi dhe asistenti i tij Veronese nuk i kishin të gjithë futbollistët në dispozicion pasi mungonin Roshi, Balaj dhe Hyka për shkak të vonesës në fluturimet e tyre.

Ndërsa Bakaj dhe Roshi arritën të bashkohen me skuadrën në orët e mbrëmjes të së hënës, Jahmir Hyka ka mbetur i bllokuar në aeroportin e Romës për shkak të një greve të stafit të kompanisë ajrore “Alitalia”.

Gjithsesi pritet që Hyka të jetë së bashku me pjesën tjetër të skuadrës në mbrëmjen e sotme. Në paraditen e kësaj të marte është zhvilluar edhe seanca e radhës stërvitore, ndërkohë që një tjetër do të zhvillohet në orën 17:30.

Top Channel