Griezmann: Do më pëlqente Reali ose Barça

20/03/2017 00:00

Antoine Griezmann është një nga futbollistët më në formë të momentit dhe me golat e tij po udhëheq Athletico Madrid drejt sukseseve.

Sulmuesi francez ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, të cilat kanë buxhet të mjaftueshëm për të paguar vlerën e kartonit të tij, mes tyre edhe rivalët historikë të Athleticos, Real Madrid dhe Barcelona.

Vetë Griezmann, i pyetur rreth mundësisë së transferimit në ndonjërin prej klubeve elitare spanjolle, shprehet i hapur, duke thënë: “Pse jo?. është një ëndër të luash me klube të mëdha dhe këto të dyja janë nga më të mëdhatë në botë, ashtu si Bayern apo klubet angleze”.

Gjithsesi, francezi qetëson klubin dhe tifozët dhe premton së për momentin nuk ka ndërmend të largohet nga Spanja dhe nga Athletico Madrid.   

Top Channel