SHBA, politikat për emigracionin godasin turizmin

20/03/2017 00:00

Politikat e presidentit Donald Trump për emigracionin dhe përforcimi i dollarit kanë shkaktuar efekte negative në sektorin amerikan të turizmit.

Këshilli Botëror për Udhëtimet dhe Turizmin parashikon për këtë sektor një rritje prej 2.3 për qind, 0.5 për qind më pak krahasuar me vitin e kaluar, krahasuar me të cilin turistët në Shtetet e Bashkuara do të shpenzojnë 0.6 për qind më pak.

Për turizmin amerikan bëhet fjalë për një goditje të rëndë, pasi rëniet e llogaritura janë të barazvlefshme me 1.500 miliardë dollarë, ose 8.1 për qind e GDP-së.

“Ndalimi i ardhjeve nga 6 vendet me shumicë myslimane i ka dërguar një mesazh të qartë pjesës tjetër të botës: ‘Shtetet e Bashkuara nuk janë të hapura për biznes dhe do të jenë më pak mikpritëse’”, ka deklaruar kryetari i KBUT, David Scowill.

Sipas të dhënave të organizmit të specializuar në fushën e turizmit, sinjalet për një kontraktim të sektorit janë të dukshme që tani, me prenotimet e biletave ajrore që kanë rënë me 6.5 për qind në javët që pasuan urdhërin e parë të ndalimit të ardhjeve nga 7 vendet me shumicë myslimane. Në urdhërin e dytë u përjashtuar një prej tyre.

Top Channel