Budistë të devotshëm kanë kaluar në gjendje “trans” ndërsa ri-plotësojnë “mbrojtësit magjik”, tatuazhet e tyre të shenjtë, këtë fundjavë në Tajlandë.

Ata kanë marrë pjesë në një festival shpirtëror, që mbahet çdo muaj mars, ku murgjit u bëjnë tatuazhe mijërave pelegrinëve në Wat Phra Bang, një tempull i madh budist pranë Bangkok.

Arti i trupit besohet të përmbajë fuqi mbinatyrore që shmang fatin e keq dhe mbron atë që ka këto tatuazhe nga çdo rrezik.

Por tatuazhet duhet të ribëhen çdo vit për të ruajtur magjinë e tyre.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel