Barcelona rikthehet te fitorja

19/03/2017 00:00

Barcelona është rikthyer te fitorja në kampionatin spanjoll, teksa ka mposhtur me rezultatin 4-2, Valencian.

Barcelona është rikthyer te fitorja në kampionatin spanjoll, teksa ka mposhtur me rezultatin 4-2, Valencian.

Në “Camp Nou” u zhvillua një sfidë mjaft e bukur, ku katalanasit nuk e patën aspak të lehtë të fitojnë.

Mangala kaloi Valencian në avantazh në minutën e 29-të, më pas Barça shënoi 2 herë me Suarez dhe Messi dhe El Haddadi, në të 46-ën fiksoi barazimin 2-2, të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë katalanasit shënuan dy herë me Messi dhe Gomes, dhe vulosi rezultatin final 4-2.

Barcelona është në vendin e dytë të renditjes, në kampionatin spanjoll, dy pikë pas Real Madridit kryesues.

Top Channel