Protestat e Kurdëve, Turqia: Hipokrizi gjermane

19/03/2017 00:00

Turqia akuzoi Gjermaninë për hipokrizi pas një mitingu të kurdëve kundër presidentit turk Taip Rexhep Erdogan. Rreth 30 000 kurd nga Turqia zhvilluan demonstratën e tyre në Frankfurt ku u mblodhën nga e gjithë Gjermania para festimeve kurde të vitit të ri.

Ata bën thirrje për demokraci dhe i kërkuan turqve kudo që janë që të votojnë jo në referendumin turk të muajit të ardhshëm që në rast se mbështetet, do të rriste ndjeshëm fuqitë e presidentit turk. Gjatë mitingut në qytetin gjerman, shumë prej kurdëve mbanin simbole të partisë së punëtorëve të Kurdistanit, e cila është e jashtëligjshme në Turqi.

Pas mitingut, Ankaraja reagoi ashpër dhe akuzoi gjermanin për standarde të dyfishta pasi lejoi demonstratën. Mes dy vende po zhvillohet një përballje e fortë diplomatike, pasi Gjermania nuk lejoi ministrat turq që të zhvillonin demonstrata pro qeveritare në përpjekje për të nxitur turqit që të votonin pro referendumit dy javë më parë.

Zëdhënësi i presidentit Erdogan, Ibrahim kalin tha se është e papranueshme që në gjermani të shfaqen simbolet e PLL, ndërsa zyrtarë të qeverisë turke nuk lejohen nga Berlini që të takohen me qytetarët e tyre. Kalin tha se Ankaraja kërkon t’i kujtojë Evropës se vendim për referendumin më 16 prill do të merret nga kombi turk dhe jo nga Evropa.

Përballja e Turqisë me Gjermani, po edhe Austrinë dhe Hollandën për të njëjtën çështje është ashpërsuar shumë, saqë Ankaraja ka kërcënuar se nuk do të respektojë më paktin për emigrantët që i dha fund fluksit të refugjatëve që shkonin drejt evropës.

Top Channel