Xhaka: Ta sulmojmë të parët Italinë

19/03/2017 00:00

Taulant Xhaka është një tjetër futbollist që ka shkuar një ditë më herët në grumbullimin e kombëtares, për ndeshjen ndaj Italisë.

Mesfushori luajti dje ndeshjen me klubin e tij Bazel, dhe sot u vu në dispozicion të stafit teknik të kuq e zinjve.

Xhaka shprehet se është në formë të mirë dhe premton se Shqipëria nuk do të presë në mbrojtje.

“Duhet të luajmë siç kemi luajtur deri më tani. Nuk duhet ta presim Italinë, por ta sulmojmë ne të parët. Jam gati të sakrifikoj kudo për të luajtur”, u shpreh Xhaka.

Top Channel