Luftëtari, 3 pikë për Europën

19/03/2017 00:00

Luftëtari ka mposhtur me rezultatin 2-1 Tiranën, rivalen direkte për vendin e katërt, që do të thotë një shans i artë për pjesëmarrje në Ligën e Europës.

Eri Lamçja dhe Devis Bregu ishin autorët e golave për gjirokastritët, ndërsa Tirana ngushtoi diferencën në minutën e 91-të me anë të sulmuesit Cisse.

Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa Luftëtari e mbylli ndeshjen më 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të marrë nga Zguro në minutën e 75-të.

Luftëtari ruan vendin e katërt me 36 pikë, duke lënë pas Vllazninë me 31 dhe Tiranën me 30.

Ndeshja e fundit e kësaj jave të Superiores, luhet në orën 17:00, midis Vllaznisë dhe Teutës.

Top Channel