Jeta post-Presidenciale e Barack Obama-s po rezulton më atraktive nga çmund të imagjinoni.

Në Uashington, presidenti Donald Trump dhe republikanë janë shumë të zënë me planet për të rrëzuar reformën shëndetësore të Obama-s, por ish kreu i Shtëpisë së Bardhë duket se po e shijon në maksimum shkëputjen nga puna më e rëndësishme në botë.

Ai ka udhëtuar në Kaliforninë plot diell për të luajtur golf, në një ishull privat në Karaibe, ku ka bërë surf me miliarderin Richard Branson, është fotografuar në një shfaqje të Broduejt në Nju Jork, e më pas duke darkuar me liderin e grupit rock U2, Bono Vox.

Javën e kaluar darkoi me sipërmarrësin Ëarren Buffet në Omaha, siç raporton CNN, duke marrë më pas një fluturim për në Kaliforni e pastaj në Hauai ku ju dedikua sërish golfit. Media amerikane pretendon se këtë fundjave ish-numri një i Uashingtonit mund të jetë duke marrë rreze dielli në një ishull të vogël në Oqeanin Paqësor, i quajtur Tetiaroa.

Sipas raporteve të pakonfirmuara, Obama do të kalojë një muaj në këtë ishull që gjendet në jug të Tahitit, e ku përfshihet vetëm një hotel luksoz i quajtur “The Brando” pasi dikur ishulli ishte në pronësi të aktorit Marlon Brando.

Ky është një destinacion mjaft i preferuar nga yjet e Hollivudit, të tillë si Leondardo Di Caprio dhe çmimi fillon nga 2 mijë dollarë nata.

Një zëdhënës i Obama-s i tha CNN-it se ish-presidenti është një qytetar i thjeshtë tani dhe se aktivitetet e tij mbetën private. Kur nuk është me pushime familja Obama jeton në një banesë 5.3 milionë dollarëshe në Uashington.

Top Channel