Përplasen dy automjete në Gjirokastër, dy të plagosur

18/03/2017 00:00

Një aksident me dy persona të plagosur rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur si “kthesa e Picarit”, si pasojë e aksidentin kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Top Channel