NBA, New Orleans mposht Houston

18/03/2017 00:00

New Orleans ndal Houston në ndeshjen e radhës së NBA. Skuadra e Pelicans arriti të fitojë ndaj teksanëve me rezultatin 128-112 edhe pse nuk kishte në dispozicion DeMarcus Cousins.

Ata që morën përsipër të conin New Orleans drejt suksesit ishin Solomon Hill me 30 pikë dhe Anthony Davis me 24 pikë e 15 topa në tabelë. për Houston, James Harden shënoi 41 pikë, por nuk mjaftoi që skuadra e Rockets të kalojë Pelicans.

Miami hyn në zonën e playoffit në Konferencën e Lindjes. Skuadra nga Florida mundi Minnesotën me rezultatin 123-105 duke regjistruar suksesin e 23 në 28 ndeshjet e fundit që e pozicionojnë atë në vendin e 8. Për Miamin, Whiteside ishte më i miri në parket me 23 pikë e 14 topa në tabelë, ndërkohë që Lajmi i vetëm i keq për këtë skuadër ishte dëmtimi i Dion Waiters.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Boston fitoi ndaj Brooklyn 98-95, ndërsa Washington  mundi Chicagon 112-107. Milwaukee Bucks iu imponua LA Lakers në Staples Center duke e mundur 107-108, kurse Toronto riumfoi ndaj Detroit 87-75.

Top Channel