Aubameyang rikthen Dortmundin te fitorja në Bundesligë – VIDEO

17/03/2017 00:00

Një gol nga i përhershmi Pierre-Emerick Aubameyang i ka mjaftuar Dortmundit për t’u rikthyer të fitorja në Bundesligën gjermane, duke mposhtur Ingolstadt minimalisht 1-0.

Futbollisti nga Gaboni shënoi pas 14 minutash loje, por dhe më pas verdhezinjtë ishin ata që dominuan në vazhdim takimin, megjithëse nuk arritën të gjenin golin e dytë dhe të sigurisë në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Dortmundi ngjitet në kuotën e 46 pikëve në vendin e tretë në klasifikim, ndërsa tashmë Leipzigu është vetëm 3 pikë më shumë.

Ditën e shtunë dhe të diel zhvillohen ndeshjet e tjera të javës së 25 në Bundesligën gjermane. 

Top Channel