“Instagram”-i, “minierë ari” për Kim Kardashian!

17/03/2017 00:00

Ajo konsiderohet si familja më e famshme në botë momentalisht dhe falë famës së saj, pjesëtaret e familjes Kardashian fitojnë shuma të mëdha parash nga postimet e bëra në rrjetet sociale.

Kim, Kourtney dh Khloe marrin përfitime të mëdha për reklamimin e produkteve në profilin e tyre të “Instagram”-it, raporton “US Weekly”.

Drejtuesi i “Talent Resources”, Michael Heller, i cili merret me disa prej kontratave të biznesit të Kim, Kourtney dhe Khloe, pretendon se rrjetet sociale përbëjnë një pjesë të madhe të fitimeve të motrave të famshme. Ai është shprehur se postimet e sponsorizuara përbëjnë 25% të të ardhurave të tyre.

Me 95 milionë ndjekës, Kim është më e paguara ku një fushatë e saj mund të paguhet deri në 500.000 dollarë.

Ndërsa motrat Kourney dhe Khloe, kanë një çmim më të lirë, postimi i të cilave mund të arrijë vlerën deri në 250.000 dollarë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel