Fëmijët “fashion” të Dritan Priftit

17/03/2017 00:00

Fëmijët më fashion dhe më të komentuar të momentit. David, Tedi dhe Livia Prifti ishin të ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” ku treguan se si nisi i gjithë ky pasion për modën.

“Jam shumë e lumtur që jam bërë e famshme, sepse sa herë kam dalë me mamin më thonë që kjo vajza që ka dalë në revistë”, thotë Livia.

Tedi rrëfen se e njohin si vëllai i Davidit, sepse ai është më i famshëm sipas tij. Pasioni i Davidit është kinematografia, të cilën e shikon të ardhmen e tij. Pasionet e tij janë muzika, modelingu, por di edhe 4 gjuhë të huaja.

Përveçse i pëlqen moda, ai është edhe nxënës shumë i mirë. “Ngjyra e kuqe është e preferuara ime”, thotë Livia. “Mua më pëlqen shumë baleti, pianoja dhe piktura”, shton ajo. “Më pëlqen gjithashtu edhe  piktura sepse i kam bërë si një piktore e vërtetë”.

Tedi i përgjigjet pyetjes në lidhje me hobet: se violonçeli, futbolli janë të preferuarat e tij.

“Unë e mendoj veten si modele, por është akoma herët për mua”, thotë Livia.

Në studion e emisionit “Pasdite në Top Channel”, ata kanë treguar edhe disa nga pikturat që kanë bërë, ku vihet re qartazi, se Livia dhe Tedi janë shumë të talentuar.  “Helidon Haliti është piktori im i preferuar”, shton Tedi Prifti.

Të pyetur se kush i asiston në të qenurit e tyre kaq fashion, përgjigja ishte sigurisht: mami. Meri, mami i tyre i ndihmon në çdo gjë. “Ka raste që na kthen mbrapsht kur s’jemi kombinuar bukur”, thotë Davidi.

“Unë vishem vetë, ashtu si edhe sot. Më pëlqen që të vishem me funde e me fustane”, thotë bukuroshja 6-vjeçare.

“Nuk do të merrem me politikë dhe madje s’me pëlqen fare”, thotë djali 14-vjeçar. “Kemi shumë shokë edhe shoqe dhe ata në fakt vishen shumë bukur. Nuk ka garë midis nesh sepse të gjithë jemi njëlloj. Të gjithë vishen shumë mirë”, thonë ata, në përfundim të bisedës.

Top Channel