Vjen goli i parë i Llullakut me Astanën

17/03/2017 00:00

Azdren Llullaku, sulmuesi i kombëtares kuqezi, më në fund ka gjetur golin e parë me Astanan në kampionati e Kazakistanit.

Llullaku shënoi golin e dytë në fitoren 3-1 që kampionët në fuqi të Kazakistanit regjistruan në shtëpi përballë Akzhayik. Sulmuesi shqiptar realizoi në të 13-ën, duke u shkëputur bukur nga e majta dhe e kaloi topin mbi portierin, ndërsa dy minuta më parë ishte Kabananga ai që kishte zhbllokuar shifrat për vendasit.

Kjo ishte fitorja e parë për Astanën në tre javë të luajtura në Premierligën kazake, me kampionët në fuqi që largojnë krizën dhe konfirmuan se janë të gatshëm të mbrojnë kurorën.

Një sinjal mjaft pozitiv ky për sulmuesin shqiptar në prag të ndeshjes së 24 marsit ku Shqipëria do të ndeshet në Palermo ndaj Italisë vendase.

Top Channel