Adriana Lima gjen dashurinë e re

17/03/2017 00:00

Adriana Lima 35-vjeç dhe Matt Harvey 27-vjeç janë fotografuar duke u puthur dhe duke flirtuar me njëri-tjetrin gjatë një darke intime në Miami.

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak javë që nga ndarja e saj me Julian Edelman, duket se supermodelja ka gjetur menjëherë dashurinë e re, për ta zëvendësuar ish-të dashurin.

Në fotot e publikuara, dyshja shihet shumë e dhënë pas njëri-tjetrit ndërkohë që shkëmbejnë puthje pasionante.

Adriana dukej në një gjendje të mirë shpirtërore, duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës dhe është e kuptueshme pse Matt nuk i hiqte sytë për asnjë moment nga bukuroshja braziliane.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel