Cotillard sjell në jetë një vajzë

17/03/2017 00:00

Marion Cotillard është bërë nënë e dy fëmijëve tashmë. Një përfaqësues i aktores franceze ka konfirmuar raportin e revistës “People”, sipas të cilit ajo dhe partneri i saj, Guillaume Canet, janë bërë me një vajzë.

Çifti në fjalë kanë edhe një djalë 5-vjeçar. Megjithatë, aktorja 41-vjeçare Cotillard nuk e ka zbuluar ende emrin e foshnjes.

Cotillard ka luajtur së bashku me Canet në një film franko-belg me titull “Më duaj nëse guxon”, në vitin 2003. Ata rezultojnë të lidhur që prej vitit 2007.

Cotillard e njoftoi shtatzëninë e saj shtatorin e vitit të kaluar përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke e quajtur partnerin e saj Canet “të dashurin, shokun më të mirë dhe të vetmin për të cilin ka nevojë”.

Top Channel