Johannes Hahn paralajmëron se Ballkani vazhdon të jetë një rajon i paqëndrueshëm dhe me potecial relativisht të madh rreziku.

“Nëse ndodh diçka, ne mund të përjetojmë një valë të madhe emigracioni, si përpara 20 vjetësh”, tha ai për “Deutche Welle”. Rrugët nga Ballani në BE janë të shkurtra. Por, pozitivja është se ky rajon ka potencial të madh rritjeje ekonomike dhe krijimin e një tregu të brendshëm të përbashkët. Komisioneri i Zgjerimit e sheh si rrugën e duhur për uljen e tensioneve. BE-ja ka bërë që të sigurohet paqja në kontinent, tha ai për “Deutche Welle”. Rajoni i vetëm ku Europa nuk është e sigurtë 100% për paqen është Ballkani, shtoi ai.

“Procesi i Berlinit nuk është gjë tjetër veçse dyfishimi i idesë themeluese të BE. Përmes bashkëpunimit intensiv të largohet oreksi për shkatërrim. Këtu ka fusha të ndryshme bashkëpunimi. Transporti, ku thjesht me ndërtimin e autostradave vendet afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Po ashtu hekurudha. Këto çojnë në varësi të dyanshme. Dhe kur të kemi tregun e përbashkët, atëherë mund të ndiqen po këto qëllime, pra të ofrojmë një kontribut për paqëtimin, duke përgatitur paralelisht integrimin europian. Një perspektivë e shkurtër e afatgjatë”, tha Hahn.

Rezistencë ndaj këtij propozimi ka bërë Mali i Zi dhe Kosova. Komisioneri i Zgjerimit sqaron se po bëhen të gjitha përpjekjet për t’i bindur edhe këto vende. “Varet nga ekipet tona që ta tregojnë gjatë përgatitjeve të Samitit të Triestes, se çfarë është në thelb tregu i përbashkët”, sqaron Hahn.

Zyrtari i lartë europian shpreson që edhe skeptikët ta kuptojnë se një lëvizje e tillë është në interesin e tyre. Nga vënia në realitet e këtij projekti, sipas tij, do të bëhet e mundur që edhe shtetet të cilat çalojnë, t’iu bashkangjiten më shpejt të tjerëve. Hahn përsëriti tezën se atraktiviteti ekonomik rritet me sigurinë e shtetit ligjor, ndërsa tërheqjen e vendeve të rajonit ndaj bllokut e konsideron në nivele të kënaqshme, pavarësisht rritjes së ndikimit të Rusisë dhe Turqisë.

Top Channel