Shorti i “Champions” prodhon dy supersfida; Bajern-Real dhe Juve-Barca

17/03/2017 00:00

Ancelotti përballë të shkuarës, Juventus për hakmarrje ndaj Barcelonës, ndërsa Leicester për të surprizuar ndaj Atletico Madrid.

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe përballja më e madhe që rezervoi ishte ajo mes Bajernit dhe Realit të Madridit.

Ndërkohë, Barcelona që realizoi përmbysjen historike ndaj PSG-së do të luajë ndaj Juventusit që eleminoi Porton.

Dortmundi që ‘hoqi qafe’ një tjetër portugeze, Benfikan, do të përballet me Monakon që ‘dëboi’ Pep Guardiolan nga kompeticioni.

Ndeshjet e para luhen në 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, 18 dhe 19 prill.

Top Channel