Tenis, Wawrinka kalon në gjysmëfinale

17/03/2017 00:00

Stanislas Wawrinka kalon në gjysmëfinale të Turneut Masters të Indian Wells.

Tenisti zviceran eliminoi në çerekfinale Dominic Thiem me rezultatin 2-1 në një ndeshje vërtet të luftuar. Wawrinka arriti të fitojë setin e parë me rezultatin 6-4, por austriaku iu kundërpërgjigj duke fituar të dytin me po të njëjtin rezultat; 6-4.

Ndeshja shkoi në setin final ku u desh tie-break për të përcaktuar fituesin që rezultoi të ishte pikërisht Wawrinka. Në gjysmëfinale, Wawrinka do të përballet me spanjollin Pablo Carreno Busta, i cili eliminoi Cuevas duke e mundur me rezultatin 2-1.

Carreno e fitoi me lehtësi setin e parë 6-1, por Cuevas barazoi gjithcka duke fituar të dytin 6-4. Edhe në këtë ndeshje seti final u përcaktua me tie-break ku ai që fitoi ishte Carreno me këtë të fundit që mundi të anulojë 2 pikë për fitimin e ndeshjes në favor të Cuevas.

Top Channel