Beteja për anijen, dorëzohen piratët somalezë

17/03/2017 00:00

Disa piratë somalezë, të cilët kishin rrëmbyer një anije me karburant janë detyruar ta lëshojnë atë pa asnjë kusht.

Anija Comoros është e para anije e kësaj përmasave që rrëmbehet nga piratët somalezë prej vitit 2012. Sipas autoriteteve zakonisht ata rrëmbejnë anije dhe stafin e tyre për të kërkuar shpërblim për lirimin e tyre. Por rrëmbimi i anijes këtë të hënë, sipas tyre, nuk ka qenë për të kërkuar shpërblim, por ka qenë si një formë proteste për të ndalur peshkimin ilegal në zonë që rrezikon ekonominë e tyre.

Oficeri Ahmed Mohamed ka deklaruar se piratët janë larguar nga anija, e cila tashmë është drejtuar për në portin e Bossaso. Ai shtoi se pavarësisht luftimeve lëshimi i anijes erdhi pas negociatave me të moçmit lokalë dhe punonjësve të sigurisë me piratët, të cilët kishin konfiskuar anijen të hënën.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel