Mourinho-show, i jep banane futbollistit në fushë – Video

17/03/2017 00:00

Bëmat e Jose Mourinhos nuk kanë të mbaruar, ndaj portugezi, pas çdo takimi, përfundon në qendër të vëmendjes.

Pas eliminimit në FA Cup, ndaj Chelsea, ku portugezi replikoi në distancë me tifozët londinezë, një tjetër ndodhi qesharake ka ndodhur, në ndeshjen e Europa League, midis Man. United dhe Rostov.

Futbollisti i “djajve të kuq”, Marco Rojo, ndihej i lodhur në fushë dhe Mourinho gjen menjëherë zgjidhjen.

Trajneri portugez merr një banane, e qëron dhe ia jep njërit prej futbollistëve të stolit, që t’ia dërgojë argjentinasit, në kufijtë e fushës.

Rojo nxiton të marrë bananen, nis ta hajë dhe kthehet e përshëndet trajnerin, në mënyrë falënderuese për “dhuratën”.

Ky moment shkaktoi shumë humor në fushë, në shkallët e stadiumit dhe kudo ku shikohej ndeshja, nëpërmjet ekranit.

Top Channel