Karriera njëditore e modeles 19-vjeçare

16/03/2017 00:00

Një modele 19-vjeçare, e cila ishte edhe shtatzënë, ka mbetur viktimë e trenit teksa ishte duke bërë shkrepjet e radhës për një set fotografik.

Fotoja e Fredzania Thompson, e cila ishte bërë vetëm pak momente përpara incidentit të ndodhur në Navasota të Teksasit, është shpërndarë nga familja e saj.

Policia lokale raporton se Fredzania ishte përpjekur të largohej nga shinat e një treni kur kishte parë afrimin e tij, por u godit nga një tjetër tren që udhëtonte paralel. Ky do të ishte edhe seti i saj i parë fotografik, sipas asaj që thonë nëna e saj për gazetën lokale “The Eagle”.

“Ajo ishte ëndrra e saj, gjëja që donte të bënte me patjetër”, tha Hakamie Stevenson duke treguar ambicien e së bijës. “Nisi ta realizonte pikërisht në ditën e fundit të jetës së saj”.

Aksidenti ka ndodhur të premten e kaluar, por mësohet sot. Nëna e saj i kishte thënë partnerit të saj, Earl Chatman, dy javë përpara vdekjes se, ajo ishte duke pritur edhe fëmijën e saj të parë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel