Shqiptarët nuk shikojnë çfarë firmosin

16/03/2017 00:00

Jo pak herë kemi dëgjuar raste të bëra publike në media, por edhe në rrethin tonë shoqëror apo familjar teksa hasen probleme për shkak se nuk i lexojmë me vëmendje kontratat që firmosim.

Kjo ka të bëjë me neglizhencën tonë, me kulturën tonë si shqiptarë sepse në vende të tjera qytetarët janë më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm në këtë drejtim. Jo pak herë individë të caktuar, apo biznese kanë pësuar edhe dëme financiare apo materiale pasi disa nga klauzolat e kontratës në fjalë i kanë kaluar pa i lexuar.

Ndonjëherë kontratat na duken të tejzgjatura dhe të lodhshme dhe kjo është një arsye që i biem shkurt dhe vetëm firmosim në faqet ku na përcaktohet, edhe pse mund të ketë detaje për të cilat ne nuk jemi dakord.

Top Channel