“Ortek” në stacionin e trenit – VIDEO

16/03/2017 00:00

Askush nuk e kishe menduar se dëbora mbi shina do të përfundonte mbi trupat e tyre, ndërsa ishin duke pritur trenin në stacion.

Video është kapur në Rhinecliff të New York-ut, ku udhëtarët janë befasuar me atë që ndodhi pas ardhjes së trenit.

Dëbora përhapet duke goditur njerëzit që ishin duke pritur në stacion dhe gjithçka është filmuar nga Nick Colvin, i cili ishte në stacion.

Stuhia “Stela” riktheu sërish acarin dimëror mbi brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara.

Top Channel