Të parandalosh një sherr adoleshentësh (VIDEO)

16/03/2017 00:00

Një burrë ka gjetur një mënyrë interesante për të shuar një konflikt të rinjsh. Sipas një video të postuar në LiveLeak, ngjarja ka ndodhur në një zonë të Rusisë.

Nga dritarja duket një grup të rinjsh që po grindeshin me njëri-tjetrin. Rusi gjeti një mënyrë të mirë për të shpërndarë të rinjtë. Vendosi në dritaren e tij një autoparlant dhe ndezi një sirenë policie.

Nga pamjet duket se të rinjtë janë larguar menjëherë, duke menduar se në fakt po vinte policia. Një mënyrë e gjetur kjo për të shuar konfliktin.

Top Channel