Geri Horner do të këndojë në funeralin e saj?!

16/03/2017 00:00

Geri Horner thotë se po planifikon të ‘këndojë’ në funeralin e saj. Ish Spice Girls thotë se dëshiron në shërbimin e funeralit të dëgjohen këngët e saj, ndërsa ka në mendje një muzikë emocionale kur të vijë ajo ditë.

“Kënga që dua të këndohet në funeralin tim dua të jetë një këngë e imja e quajtur “Jetë e bukur”. E kam shkruar, dhe ndoshta nuk do të jetë në albumin tim të ri që të mos vidhet”, ka thënë bukuroshja për Daily Star.

Ajo thotë më tej se nuk dëshiron që njerëzit të jenë të gëzuar apo të trishtuar, por të ndjehen të lidhur me të.

“E vetmja gjë është…. muzika e këngës të jetë diçka që mund të luhet në një reklamë për ushqimet e ngrira”, ka thënë Geri.

Kjo deklaratë e saj vjen pas ndarjes nga jeta të mikut të saj më të mirë, George Michael, i cili ndërroi jetë ditën e Krishtlindjeve të vitit që lamë pas.

Top Channel