Guardiola pa alibi: Nuk e merituam kualifikimin

15/03/2017 00:00

I mërzitur dhe i dëshpëruar është shfaqur trajneri i Manchester City pas ndeshjes.

Pep Guardialo nuk ka qenë aspak i kënaqur me impenjimin e futbollistëve të tij, të cilët e morën seriozisht ndeshjen, vetëm në pjesën e dytë.

“Në këto kompeticione nuk mund ti dhurosh një pjesë loje kundërshtarit. Nuk patëm mentalitetin e duhur, ndaj u eliminuam”, tha trajneri spanjoll.

Gjithsesi, Guardiola dëshiron të lejë pas gjithçka dhe bën thirrje për të çuar para projektin e nisur me City-n.
 
“Jemi duke bërë një sezon të mirë. Kam një ekip me personalitet, që dëshiron ti imponojë lojën e vet kundërshtarin, në çdo takim, por sot, në pjesën e parë nuk ia dolëm dot. Duhet të shikojmë përpara dhe të nxjerrim mësime nga kjo humbje, për t’u përmirësuar në sezonin e ardhshëm”, tha trajneri i Pep Guardiola.

Top Channel