Monako bën “magji”, kualifikohet ndaj Manchester City

15/03/2017 00:00

Fitorja në Etihad Stadium me rezultatin 5-3 nuk e ka ndihmuar aspak Manchester City që të vijojë më tej ëndrrën Champions League, pasi djemtë e drejtuar nga Leonardo Jardim fituan 3-1 në shtëpi.

Edhe pse me një rezultat të barabartë 6-6 në të dyja ndeshjet, Monako është kualifikuar për tej falë rregullit për gola të shënuar më tepër në fushën kundërshtare.

Edhe pse dukej e vështirë, golat e Lottin në të 8’ dhe Fabinho në të 29’ për Monakon rihapën lojën për kualifikim. Goli i Leroy Sane në të 71’ u duk sikur i dha kualifikimin ekipit të Guardiolës, por vetëm 6 minuta më pas Tiemoue Bakayoko ka shënuar edhe golin që vulosi rezultatin në shifrat 3-1.

Ndërkohë që barazimi me rezultatin e bardhë 0-0 mes Atletico Madrid dhe Bayer Leverkusen ka qenë thjesht një formalitetet për gjermanët të cilët i janë gëzuar fitores në ndeshjen e parë me rezultatin 4-2.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel