Luftë në bankë, roja vret grabitësin

15/03/2017 00:00

Një roje sigurie është kthyer në një hero pas publikimit të pamjeve të një tentative grabitjeje të një banke. Grabitje e cila përfundoi me vdekjen e autorit.

Grabitësi serial, 34-vjeçari Laurence Turner, hyri në një Bankë në Illinois të SHBA-ve i maskuar dhe i armatosur.

Por ndërsa Turner drejtoj armën nga klientët, roja Brian Harrison nxorri pistoletën e tij dhe qëlloi ndaj autorit të grabitjes duke e lënë të pajetë.

Ngjarja ka ndodhur më 20 janar të këtij viti, por pamjet janë publikuar vetëm pas përfundimit të hetimeve nga ku rezultoi se 34-vjeçari kishte qenë edhe autori i 3 grabitjeve të tjera të pazbardhura.

Ndërkohë që Brian Harrison jo vetëm që nuk u ndëshkua për ngjarjen, por u përgëzua nga autoritetet për reagimin e shpejtë.

Top Channel