23 shtetet më të fuqishëm në botë

15/03/2017 00:00

Shtetet e Bashkuara kanë ruajtur vendin e parë si shteti më i fuqishëm në botë, pavarësisht ndryshimit të presidencës.

“US News” dhe “World Report” kanë publikuar renditjen vjetore për vitin 2017 të vendeve më të fuqishme në botë. Në vlerësim janë marrë 80 shtete, duke marrë në konsideratë një sërë kriteresh, nga historia kulturore te cilësia e jetesës.

Një tjetër element i rëndësishëm ishte edhe “fuqia”, e cila përcaktohet si ekonomikisht, politikisht, si dhe në bazë të aleancave ndërkombëtare dhe ushtarake.

Më shumë se 21 mijë pronarë biznesesh të mëdha si dhe qytetarë janë anketuar për të arritur në këto vlerësime.

FOTO GALERI
1/23
23. Katari. Vendi i Lindjes së Mesme me të ardhurat për frymë më të larta në botë. Megjithatë, rënia e çmimit të naftës e ka goditur disi ekonominë e këtij vendi, duke ngadalësuar të ardhurat këtë vit.

Top Channel