Mourinho: Juda është akoma numri një

15/03/2017 00:00

Chelsea-Manchester United përfundoi, por polemikat duket se sapo kanë filluar.

Në takimin e djeshëm, të vlefshëm për Fa Cup, përplasja midis dy trajnerëve respektivë, nuk ishte i vetmi burim polemikash.

Tifozët e Chelsea iu kundërvunë ish-trajnerit të tyre, Mourinho, duke e quajtur atë, Judë.

Një trajtim të tillë, ndoshta portugezi nuk e ka merituar dhe nuk do ta meritojë kurrë, por në këtë rast gjen vend shprehja e famshme ungjillore, “Një profet nuk përçmohet askund, veçse në vendin dhe shtëpinë e vet”.

Gjithsesi, Jose Mourinho nuk pajtohet aspak me qëndrimin e tifozëve londinezë dhe ka një reagim për ta.

“Më kanë quajtur Judë? Derisa një trajner tjetër të fitojë 4 tituj, unë mbetem akoma numri një. Juda është akoma numri një”, u shpreh portugezi.

Top Channel