Merkel takohet me Vuçiç: Raportet mes Kosovës e Serbisë, më të mira

14/03/2017 00:00

Raportet e Serbisë me Kosovën janë të mira. Të paktën kështu pretendon Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, njëkohësisht kandidat për president, Aleksandar Vuçiç.

“Duhet të luftojmë për stabilitetin dhe Vuçiç ka qenë gjithmonë i idesë se zhvillimi në rajon duhet të jetë një zhvillim i qetë, gjë që nuk është e thjeshtë. Reformat janë shumë të rëndësishme dhe të guximshme, ndërsa duhet të theksoj se raportet me Kosovën janë më të mira”, ka thënë ndër të tjera Merkel.

Duke i qëndruar edhe njëherë idesë se, Serbia është e interesuar për ruajtjen e stabilitetit në rajon, Vuçiç ka thënë se situata aktuale në shumë vende ballkanike është e turbullt.

“Situata është e turbullt në disa vende të Ballkanit, por paqja mund të ruhet me ndihmën e BE-së dhe të Gjermanisë”, u shpreh Vuçiç.

Gjithsesi, Vuçiç i ka cilësuar si të vështira bisedimet e Serbisë me Bosnjen dhe Kosovën.

Top Channel