Driblimi dehës i Aboubakar!

14/03/2017 00:00

Futbollisti nga Kameruni i Besiktas, Vincent Aboubakar ka treguar se ka vlera të mëdha në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij ndaj Kayserispor.

Ai ishte autor i të dy golave për skuadrën e Besiktas, në barazimin 2-2, por nuk u mjaftua me kaq.

Sulmuesi 25 vjeçar u bë protagonist i një driblimi mahnitës ndaj kundërshtarit, duke e lënë atë në vend pas një veprimi të lartë teknik.

Top Channel