Derbi i Milanos luhet në mesditë

14/03/2017 00:00

Si asnjëherë më parë, derbi i radhës Inter-Milan këtë herë do të zhvillohet në mesditë në orën 12:30 të 15 prillit.

Vendimi është marrë nga Federata Italiane e Futbollit, e cila ka sqaruar vetëm faktin e zhvendosjes së këtij derbi ditën e shtunë, duke qenë se data 16 përkon me Pashkët katolike. Megjithatë për sa i përket orarit nuk janë dhënë detaje. Federata ka vendosur që në mbremjen e 15 prillit të zhvillohet takimi mes Napolit dhe Udineses.

Kjo zgjedhje e orarit është shoqëruar menjëherë me reagimin e tifozëve të të dyja ekipeve për të cilët nuk është aspak normale një zgjedhje e tillë, e cila duket më shumë si një zgjedhje e marketingut për të rritur shikueshmërinë në tregun aziatik.

Top Channel