GJEDNJ ndalon shamitë e myslimaneve në punë

14/03/2017 00:00

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut u dha punëdhënësve të drejtën t’ua ndalojnë vartësve të tyre mbajtjen e simboleve të dukshme fetare. Ky ishte i pari vendim i saj mbi çështjen e grave që mbajnë shami koke në vendin e punës.

Dy ishin rastet e shqyrtuara nga organizmi me seli në Strasburg: ai i një inxhinjereje “softëare”-sh në Francë dhe i një recepsionisteje në Belgjikë. E para mbante perçe në punë, e dyta mbulonte kokën me shami.

“Rregullat e brendshme të një sipërmarrjeje, të cilat ndalojnë mbajtjen e çdo simboli të dukshëm politik, filozofik ose fetar nuk përbëjnë diskriminim të drejtpërdrejtë”, thuhet në vendim.

Vendimi vjen në vigjiljen e zgjedhjeve të përgjithshme të Holandës, ku emigrantet myslimane janë kthyer në një temë qëndrore të fushatës elektorale.

Në rastin e konsulentes franceze të “IT”-së, pas ankesës së një klienti, drejtuesit e kompanisë i kishin kërkuar punonjëses të mos mbulohej më.

Çështja e vellos islamike është kthyer në burim mosmarrëveshjesh në një sërë vendesh europiane, por më të ndjeshme, përplasjet kanë qenë në Francë, një vend ku i mëshohet me forcë idesë së ndarjes së shtetit nga feja, e ku partia e ekstremit të djathtë kundër emigrantëve, Fronti Nacional e ka rritur ndjeshëm nivelin e mbështetjes në mesin e votuesve.

Top Channel