Chelsea nxjerr jashtë FA Cup Man. United

13/03/2017 00:00

Blutë e Londrës kanë eliminuar Manchester United nga FA Cup, duke i mposhtur me rezultatin minimal 1-0.

Ka mjaftuar një gol i shënuar nga mesfushori N’golo Kante, që djemtë e Contes të kualifikoheshin për në fazën gjysëmfinale të trofeut.

Edhe në këtë takim nuk munguan polemikat edhe përplasjet në fushë, ku ra në sy sërish tensioni midis dy trajnerëve, Mourinho dhe Conte.

Manchester United luajti me 10 futbollistë që nga minuta e 35′, pas kartonit të kuq ndaj Herrerës

Pas kampionatit, ku kryeson me diferencë të madhe nga vendi i dytë, Chelsea ka mundësi t’i shtojë një tjetër trofe të fituar këtij sezoni të parë nën drejtimin e italianit Antonio Conte.

Nga ana tjetër Manchesteri i Mourinhos është jashtë luftës për titull dhe do t’i duhet të përqëndrohet në fitoren e Europa League dhe në arritjen e vendit të katërt, si të vetmet mundësi për t’u rikthyer në Champions League dhe për të shpëtuar sezonin.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel