“E Bukura dhe Bisha”, shtyhet shfaqja në Malajzi

13/03/2017 00:00

Shfaqja e filmit të Disney-t, e bukura dhe bisha, është shtyrë në Malajzi. Filmi i Emma Watson, duhej të shfaqej të enjten, por është lënë në pritje deri pas një rishikimi të brendshëm.

Nuk janë dhënë arsye për këtë vendim. Filmi në fakt ndezi polemika javën e shkuar për shkak të një karakteri gay në të. Rrjeti malajzian i kinemave, GSC, tha se do të rimbursonte klientët që kanë blerë bileta në avancë.

Javën e kaluar, një deputet rus, i kishte kërkuar ministrit të kulturës të ndalonte filmin pikërisht për shkak të përfshirjes së një karakteri gay në të, por ministria dha leje për shfaqjen e tij, me kusht që të vendosej një kufizim moshe prej 16 vjeç e sipër.

Një ligj në rusi ndalon përhapjen e propagandës gay mes minorenëve. Drejtori i Të bukurës dhe bishës, Bill Condon, ka folur për një moment të vetëm gay në film. Ai moment, ka të bëjë me Le Fou, ndihmës i antagonistit kryesor të filmit, Gaston, që përpiqet të sqarojë ndjenjat për Gastonin që variojnë nga dëshirat seksuale deri tek admirimi, një shtojcë periferike kjo për historinë kryesore.

Emma Uatson luan Belën, vajzën e re që bie në dashuri me bishën monstruoze me një sekret të errët. Dy karakteret e tjera kryesore, Bisha dhe Gastoni, luhen nga yjet britanikë Dan Stevens dhe Luke Evans.

Top Channel