Publikon pamjet e vdekjes së djalit për një kauzë madhore

13/03/2017 00:00

Një nënë akoma në zi për humbjen e djalit të saj 12 vjeçar në një aksident rrugor ka publikuar pamjet e përplasjes fatale.

Sukhi Atwal ka bashkuar forcat me policinë e Midlands të Britanisë në fushatën që rajoni i policisë ka ndërmarrë në ndërgjegjësimin e shoferëve, por edhe pasagjerëve, për të vendosur rripin e sigurisë ndërsa janë duke udhëtuar me makinë.

Djali i saj, Amar, nuk kishte vendosur rripin kur makina “Mitsubishi Outlander” u godit nga një taksi në një kryqëzim në Bromwich.

Drejtuesi i taksisë u dënua me 6 vite burg, por kjo nuk ia uli aspak dhimbjen nënës së 12-vjeçarit.  “Nëse ai do të kishte vendosur rripin, ai do të ishte gjallë. Ose të paktën do kishte pasur një mundësi më të madhe për të mbijetuar”, rrëfehet  Sukhi Atwal.

Top Channel