Reperi i ri nën “ombrellën” e menaxherit Shoshi

13/03/2017 00:00

Me krijimtaritë e tij të deritanishme, reperi Betim Januzi – Buta po konsiderohet si një prej artistëve të rinj që po bën revolucion në zhanrin e tij.

Por tashmë, duket se Buta po hedh një hap të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore duke u bërë pjesë e familjes artistike të menaxherit Faton Shoshi.

Këtë arritje Buta e ka paralajmëruar duke postuar një foto në profilet e tij në rrjetet sociale së bashku me menaxherin Faton Shoshi.

Duke pasur parasysh talentin e artistit të ri dhe suksesin e deritanishëm të menaxherit Shoshi, të paktën me këngëtarë si Ledri Vula dhe Era Istrefi, suksesi i reperit Buta tashmë duket i sigurt.

Top Channel