Eliza rrëfen vitet e vështira

13/03/2017 00:00

Eliza Dushku u rrëfye e sinqertë në lidhje me të shkuarën dhe abuzimin me alkoolin dhe lëndët narkotike.

Aktorja me origjinë shqiptare tregoi se ishte vetëm 14 vjeç kur konsumoi për herë të parë drogë.

“Më kujtohet që më pëlqeu herën e parë që e provova. Më pëlqeu ndjesia që më krijoi dhe ndjesitë që më largoi. Më dukej argëtuese dhe e doja drogën edhe kur ajo nuk ishte më. Por droga nuk më donte mua! Nuk donte familjen time dhe as miqtë e miqtë e miq që vdiqën prej saj”, deklaroi Eliza në një takim me gjimnazistë në Neë Hampshire.

Vendimi për të hequr dorë, vijoi ajo, nuk ishte i lehtë, por as i vështirë.

“Duhej të isha vetvetja për familjen time, për miqtë e mi dhe sot jam një teze shumë e mirë dhe besoj se marr vendime të mira. E kundërta ndodhte kur drogohesha dhe për disa vendime të marra në atë periudhë, nuk jam krenare”, thotë ajo.

36-vjeçarja tha se prej 8 vitesh nuk konsumon më as drogë dhe as alkool.

Top Channel