Akademia e Arbitrimit; FSHF fillon promovimin

13/03/2017 00:00

Pas shkollës së trajnimit, e cila ka ekzistuar në vendin tonë prej shumë vitesh, në fillim si Universitet i plotë dhe në vitet e fundit si një kurs me faza të ndryshme, tashmë ne Shqipëri do të ketë edhe një Akademi të Arbitrimit.

Në ambientet e Universitetit të Sporteve, Federata Shqiptare e Futbollit bëri promovimin e kësaj akademie të re ku të pranishëm ishin Kryetari i Shoqatës së Arbitrave Tahir Kastrati, shefi i sektorit të Arbitrave Sokol Jareci dhe disa figura të tjerë të arbitrimit shqiptar.

Kastrati në fjalën e tij theksoi se synimi për krijimin e kësaj akademie është rritja e cilësisë së arbitrimit në futbollin shqiptar ide që u përforcua edhe nga deklarata e zv/presidentit të FSHF, Edvin Libohova.

Kandidatët për arbitra do të grumbullohen në 2 fazë për të marrë leksione teorike dhe për të kryer përgatitjen fizike që janë normat periodike të cilat kalojnë edhe gjyqtarët në detyrë.

Kjo nismë e FSHF do të vijojë edhe në universitete të tjera, deri në mbërritjen e inaugurimit të kësaj akademie e cila zyrtarisht do të fillojë funksionimin në fillim të sezonit të ri shkollor në shtator të vitit 2017-të.

Top Channel